Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka apeluar vendimin për masën e arrestit me burg ndaj saj. Të martën është hedhur shorti për gjyqtarët, të cilët do të shqyrtojnë çështjen e saj dhe të mjekut Edvin Prifti.
Sipas mediave, trupa gjykuese është e përbërë nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.
Mjeku Prifti ka apeluar në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë arrest me burg si dhe sekuestrimin e parave.
Ai kërkon ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje si dhe kthim të parave të sekuestruara pasi ato janë të ligjshme.
Prifti argumenton se sekuestrimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ato janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij. Kjo gjë është bërë sipas mjekut pa vendim gjykate.
Gjyqtarja Hoxha dhe mjeku Prifti janë të arrrestuar nga SPAK për korrupsion.