Në një sondazh të zhvilluar nga Euronews Albania gjatë muajit shtator rezultoi se gjysma e votuesve preferonin Sali Berishën në krye të PD-së. Po aq mendojnë se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar nuk do ta ndihmojë atë të vijë në pushtet.
Nga ana e tij, Basha shihet si udhëheqës i duhur vetëm prej 34.6% e votuesve të PD-së.
Shumica e demokratëve nuk shohin shohin perspektivë në një lidership të ri të PD-së.
Një përqindje pothuajse e papërfiullshme e votuesve të pyetur nga PD-ja, 8.3%, preferonin një lider të ri.
Ndërkohë, ky raport vinte i përmbysur mes të pyeturve nga votuesit e PS-së, ku 68.3% preferonin një lider të ri për PD-në.
Përplasja mes udhëheqësisë së vjetër e të re duket se ka prodhuar pasiguri brenda mbështetësve të PD-së.
40% e tyre mendon se PD-ja do të dalë më e dobët në zgjedhjet e ardhshme dhe vetëm 15.9% janë optimist pas zhvillimeve të reja në part. Shumica, 43.9% janë të paqartë se çfarë pasojash do të ketë vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlametar dhe përplasja mes tyre.
Deputeti Oerd Bylykbashi e quajti “sugjestionuese” pyetjen kush ishte lideri i duhur. Sipas tij, të pyeturit kanë zgjedhur mes një modeli që e perceptojnë si të suksesshëm dhe një modeli që e shohin si të pasuksesshëm.
Ekspertët e ftuar për të komentuar sondazhin ranë dakord se shifrat reflektojnë vetëm situatën aktuale dhe se përplasja mes lidershipit të PD-së shihet si kalim drejt një epoke të re për partinë. Aktualisht, demokratët e kanë të vështirë të shohin përtej Bashës dhe Berishës.