Google padit BE-në për gjobën kundër monopolit

Nga Exit News
Google padit BE-në për gjobën kundër monopolit

Google të hënën sulmoi rregullatorët kundër monopolit të BE-së për trajtimin e pabarabartë të kompanisë Apple, sipas Reuters.

Kompania i kërkoi gjykatës së dytë më të lartë në Evropë të anullojë një gjobë prej 4.34 miliardë eurosh lidhur me sistemin e saj operativ Android.

Android, larg nga pengimi i rivalëve dhe dëmtimi i përdoruesve, ka qenë një histori suksesi masiv i konkurrencës në punë, i thanë përfaqësuesit e Google një paneli prej pesë gjyqtarësh në Gjykatën e Përgjithshme në fillim të një seance pesë-ditore.

Komisioni Evropian gjobiti Google në 2018, duke thënë se kishte përdorur sistemin Android që nga viti 2011 për të penguar rivalët dhe për të forcuar dominimin e tij në kërkimin e përgjithshëm të internetit.

Pavarësisht se si vendos gjykata, Google, Apple, Amazon dhe Facebook do të duhet të ndryshojnë modelet e tyre të biznesit në vitet e ardhshme për të siguruar një fushë loje të barabartë për rivalët, pas rregullave të reja të ashpra të propozuara nga shefja e antimonopoliti të Bashkimit Evropian, Margrethe Vestager.

Avokati i KE-së Nicholas Khan citoi në gjykatë marrëveshjet e Googl,e të cilat i detyruan prodhuesit e telefonave të instalonin Google Search, Chrome dhe Google Play në pajisjet e tyre Android duke e ndaluar shkarkimin e tyre tek pajisjet e tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>