Grenell për takimin Kosovë-Serbi, në Uashington: Epokë e re stabiliteti dhe prosperiteti

Nga Exit News
Grenell për takimin Kosovë-Serbi, në Uashington: Epokë e re stabiliteti dhe prosperiteti

I dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka deklaruar se takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë midis liderëve të dy vendeve të Ballkanit është një mundësi për ta që të fillojnë një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit.

Në një deklaratë të lëshuar përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Grenell ka nënvizuar edhe njëherë elementin ekonomik të bisedimeve të pritura.

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. ShBA shpreson që liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, tha ai.

Javën e kaluar Grenell njoftoi papritur se ai kishte rënë dakord me udhëheqësit e të dy vendeve për të mbajtur një takim në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor.

Të nesërmen, i dërguari i BE Mirosllav Lajçak zbarkoi në Prishtinë në një vizitë 3-ditore për të diskutuar kushtet për rinisjen e dialogut. Javën e ardhshme ai do të vizitojë Beogradin për të njëjtin qëllim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>