Grenell: Shpresoj që dialogu Kosovë-Serbi të sjellë qëndrueshmëri në Ballkan

Nga Exit News
Grenell: Shpresoj që dialogu Kosovë-Serbi të sjellë qëndrueshmëri në Ballkan

Richard Grenell, i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi shpreson se takimi në Uashington mes  përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit t’i sjellë Ballkanit Perëndimor qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik.

Sipas Ambasadës Amerikanë në Kosovë, Grenelli ka deklaruar:

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë mundësinë e rikthimit në dialog dhe që të nisin një epokë të re të stabilitetit dhe mirëqenies. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak.”

Takimi i dy delagacioneve në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë është lajmëruar po nga Grenelli, disa ditë më parë.

Presidenti serb Vuçiç ka deklarur disa herë se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe se Serbia e Kosova do të përqëndrojnë dialogun tek çështjet ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>