Ish i Dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka sulmuar Kryeministrin në pritje të Kosovës Albin Kurti, të martën, duke e akuzuar atë si “anti-amerikan” dhe se ishte përfshirë në terrorizëm.
Grenell pretendon në akuzat e tij në Twitter se Kurti ka qenë “gjithmonë” kundër politikave të SHBA-ve që nga Presidenti Bill Clinton e deri më sot.
The Left wing anti-American new leader of Kosovo Albin Kurti has been against US policies suggested by Bill Clinton, George Bush, Barack Obama and Donald Trump. He’s always the anti-American.
The Biden team should stop this….@jakejsullivan https://t.co/cNHqFFIDMd
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021
Ai postoi një artikull të Associated Press të botuar nga Haaertz, i cili lidhet me qëndrimin e partisë më të madhe të Kosovës për të rishikuar vendimin e qeverisë së mëparshme për të hapur ambasadën e saj të Izraelit në Jeruzalem, si pasojë e presionit nga Turqia.
Kjo vjen pasi partia e Kurtit, Vetëvendosje deklaroi se vendndodhja e ambasadës së Kosovës në Izrael “do të analizohet duke marrë parasysh dokumentet e qeverisë në largim”, duke shtuar se njohja e Kosovës nga Izraeli dhe vendosja e lidhjeve diplomatike është “shumë e rëndësishme”.
Ish-Ministri i Jashtëm në qeverinë Kurti, Glauk Konjufca kishte sugjeruar më herët që rishikimi i vendndodhjes së ambasadës do të varet nga qëndrimi dhe presioni i Bashkimit Evropian mbi Kosovën në lidhje me këtë çështje.
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, udhëheqësit e Turqisë dhe Izraelit e kanë nxitur Kurtin në drejtime të kundërta në lidhje me vendndodhjen e ambasadës.
Më vonë gjatë ditës, Grenell postoi një artikull tjetër nga 5 vjet më parë, këtë herë në gjuhën shqipe, i cili përshkruan mbështetjen e administratës Obama për caktimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.
Në atë kohë, Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti kundërshtoi ligjin përkatës në parlament, duke pretenduar se ai i dha tokën e Kosovës, Malit të Zi. Kurti dhe deputetë të tjerë hodhën gaz lotsjellës në parlament në ditën e votimit, në një përpjekje përfundimtare për të ndaluar miratimin e ligjit.
Ligji u miratua, ndërsa Kurti dhe të tjerët u dënuan me paraqitje me kusht në 2018 për “përdorimin e armëve të zjarrit ose pajisjeve të rrezikshme” dhe “pengimin e zyrtarëve për të ushtruar detyrën e tyre”. Dënimi në fund i ndaloi ata të kandidonin në zgjedhjet e Shkurtit 2021.
Në lidhje me këtë çështje, ish i dërguari i Presidentit Trump pretendoi se Kurti është “anti-amerikan”dhe i “drejtuar nga terrorizmi”.
Albin Kurti threw tear gas into Kosovo’s parliament in an effort to stop the President Obama supported demarcation with Montenegro.
Joe Biden also urged Kurti at the time to support the demarcation – and he resorted to terrorism instead.https://t.co/91qV6tQUNH
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021
Grenell dhe Kurti e kishin të vështirë të bashkëpunonin kur ky i fundit ishte Kryeministër në vitin 2020 për dialogun Kosovë-Serbi.
Në përputhje me kërkesën e administratës Trump, Kurti hoqi një taksë mbi mallrat serbe, por vendosi reciprocitet në lidhje me Serbinë. Kjo do të thoshte që me kalimin e kohës Kosova do ta trajtojë Serbinë në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia e trajton Kosovën. Grenell nuk e miratoi masën dhe kërkoi që ajo të shfuqizohej, por Kurti rezistoi.
Qeveria e tij u votua pas pak më shumë se 50 ditësh në pushtet, pas një votimi mosbesimi nga aleati i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili përmendi marrëdhënien e tensionuar të Kurtit me administratën Trump si një arsye kryesore.