
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka deklaruar se ideja për shkëmbimin e territoreve nuk ka qenë kurrë politikë e Presidentit Trump.
Grenelk në një intervistë për në Fox News tha se ideja për shkëmbimin e territoreve ka qënë e ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Amerikane John Bolton, në kundërshtim me ato të Presidentit Trump.
Bolton ishte mbështetësi kryesor i shkëmbit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë bisedimeve të fshehta ndërmjet Presidentit të Kosovës Thaçi dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç për shkëmbimin e territoreve, Bolton bëri një sërë deklaratash në mbrojtje të kësaj marrëveshjeje.
Grenelli mohoi se ideja e Boltonit u mbështet nga Trumpi.
Duke e quajtur idenë e shkëmbimit të territorit, një polemikë, si brenda Kosovës ashtu edhe ndërkombëtarisht dhe me John Boltonin tashmë të larguar nga diplomacia amerikane, Grenelli nënkuptoi se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është më në tryezë.