Greqi, kapen 500 kilogramë kokainë në kontejnerët me banane

Greqi, kapen 500 kilogramë kokainë në kontejnerët me banane

Policia greke kapi sot rreth 500 kilogramë kokainë në 100 kontejnerë me banane në portin e Pireut. Sipas informacioneve të deritanishme, ngarkesa me kokainë vinte nga Ekuadori.

Policia ka arrestuar katër persona.

Hetimet për këtë rast kanë nisur që në fillim të gushtit, kur policia greke mori informacion se një ngarkesë e madhe kokaine do të vinte nga Amerika Latine në Athinë dhe Selanik.

Më 2 gusht, policia greke kapi ngarkesën e parë prej 51 kilogramësh kokainë, e cila ishte futur në një enë frigoriferike me banana dhe kishte ardhur në portin e Selanikut nga Amerika Latine. Më 13 gusht, policia kapi 24 kilogramë kokainë të tjera.

Policia po heton nëse këto raste  janë të lidhura më të njëjtat banda dhe se cili ishte destinacioni përfundimtar i drogës.

Një vit më parë, në shkurt 2018, ngjashëm si në portin e Pireut, policia shqiptare kapi 613 kilogramë kokainë në disa kontejnerë bananesh ardhur nga Kolumbia në portin e Durrësit. Më shumë për këtë rast mund të lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>