Policia greke ka shkatërruar sot një bandë që trafikonte kanabis, e drejtuar nga dy shqiptarë, 24 dhe 26 vjeç. Policia ka arrestuar dy drejtuesit, si dhe tetë shqiptarë të tjerë e dy grekë, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy shqiptarë të tjerë.
Në momentin e arrestimit, dy shqiptarëve ju gjetën 1,5 kilogramë kanabis, një pistoletë, 12 telefona celularë dhe 8 mijë euro.
Policia greke njoftoi se banda trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Greqisë, kryesisht në zonat e Zografos, Kesarianit, Vyronas dhe Pagratit. Lënda narkotike pasi magazinohej në banesat e dy drejtuesve, iu shpërndahej pjestarëve të tjerë të bandës që më pas e shisnin atë tek përdoruesit. Kanabisi shitej kryesisht te të rinjtë e shkollave të mesme.
Vetëm në ditët e fundit të paktën tre banda narkotrafiku të drejtuar nga shqiptarë janë shkatërruar në vendet fqinjë, Itali dhe Greqi.
Një ditë më parë, në Padova të Italisë u shkatërruar një bandë shqiptare që trafikonte heroinë, ndërsa në Genova u shkatërrua një bandë e përqëndruar në trafikimin e kokainës.