
Greqia ka regjistruar të enjten 1534 raste të reja me Covid-19.
Brenda disa ditësh kanë humbur jetën 81 persona si pasojë e koronavirusit, kanë bërë me dije të dhënat e autoriteteve të Shëndetit në vend.
Në total, vendi numëron 121,253 raste me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, prej të cilave 23 janë zbuluar pas kontrolleve në pika kufitare të vendit.
Në intubim ndodhen 571 persona. 66 vjeç është mosha mesyare e të infektuarve. Nga të infektuarit 29.1% janë gra dhe pjesa tjetër burra.