Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord të mbështesin vendet afër Afganistanit dhe të mos pranojnë më refugjatë.
Kathimerini njoftoi se të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për përbalimin e zjarreve dhe ndryshimet klimatike.
Gazeta greke shkruan se sipas burimeve qeveritare, “në çdo rast, Greqia do të vazhdojë të tregojë të njëjtën efikasitet në ruajtjen e kufijve tokësorë dhe detarë”.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrysochoidis dhe Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos thanë të premten se kufijtë grekë “do të mbeten të sigurt dhe të padepërtueshëm”.
“Kriza afgane po krijon një realitet të ri në gjeopolitikë dhe në të njëjtën kohë po krijon mundësinë e flukseve të migrimit,” tha Chrysochoidis.
“Dihet mirë që ne, si vend evropian, marrim pjesë në institucionet e Bashkimit Evropian dhe brenda këtij kuadri merren një sërë vendimesh. Sidoqoftë, si vend, ne nuk mund të presim duarkryq për pasojat e mundshme, “shtoi ai.
Nga ana e tij, Panagiotopoulos tha se Greqia “do të mbrohet kundër çdo kërcënimi të mundshëm ose ekzistues të sigurisë”.
Ashtu si vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Greqia është e shqetësuar se zhvillimet në Afganistan mund të shkaktojnë një valë tjetër të madhe migrimi në Evropë.
Zëdhënësi i qeverisë tha të enjten se forcat kufitare janë në gatishmëri për të shmangur çdo mbërritje të emigrantëve.