Greqia do të vazhdojë vaksinimin me vaksinën AstraZeneca

Nga Exit News
Greqia do të vazhdojë vaksinimin me vaksinën AstraZeneca

Greqia do të presë të dëgjojë nga rregullatori i ilaçeve të BE (EMA) përpara se të marrë një vendim për vaksinën AstraZeneca, sipas një raporti të Greek City Times.

Deri atëherë, vaksinimet do të vazhdojnë siç është planifikuar, njoftoi Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në Greqi.

Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja u bashkuan me kombet më të vogla në ndalimin e vaksinimeve të AstraZeneca, pas një swrw rastesh  të mpiksjes së gjakut në Evropë, që zhvilloheshin pas administrimit të vaksinës.

Agjencia Evropiane e Barnave është planifikuar të mblidhet këtë javë për të vlerësuar informacionin e mbledhur, që do të shërbejë për të kuptuar nëse vaksina AstraZeneca ka kontribuar në ngjarjet tromboembolike mes personave të vaksinuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>