Greqia: Shqipëria prodhuesja kryesore e kanabisit në Evropë

Greqia: Shqipëria prodhuesja kryesore e kanabisit në Evropë

Përveç Italisë, dhe Greqia është mjaft e shqetësuar për sasitë e mëdha të drogës që vijnë nga Shqipëria. Pozita gjeografike e Greqisë, si një pikë ku takohen tre kontinente, e bën atë pikë strategjike për tregtinë ndërkombëtare të drogës, dhe një pjesë mjaft të rëndësishme në këtë tregti luan Shqipëria. Sipas policisë greke, Shqipëria është vendi kryesor në Evropë për prodhimin e kanabisit, dhe vend tranzicioni për në Evropë për kokainën dhe heroinën.

Kreu i Departamentit të Prokurorisë së Policisë së Sigurisë së Atikës, Kostas Panagiotopulos, në një raport të lëshuar të dielën, shkruan:

“Greqia është një vend që prodhon sasi të vogla të kanabisit, por luan rol gjithashtu dhe në transportimin e drogës pë në vendet e BE-së, kryesisht përmes Shqipërisë.”

Sipas Zotit Panagiotopulos, Shqipëria nuk është vetëm një burim për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit, por dhe për drogëra të tjera më të forta si heroina dhe kokaina:

“Shqipëria është bërë një pikë kryesore e shpërndarjes për kokainën e destinuar për tregjet evropiane dhe përdoret si një vend grumbullues.

Shqipëria fqinje është një “pikë grumbullimi” për heroinën, e cila është transportuar më pas nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë.”

Tjetër shqetësim që ngre policia greke është dhe organizimi gjithnjë e më i mirë i grupeve të strukturuara kriminale, ku bëjnë pjesë dhe shqiptarët:

“Grupet kriminale të përfshira në tregtinë e kanabisit në Greqi janë kryesisht greke, ndërsa shqiptarët janë grupi i dytë më i përfaqësuar në këto banda, edhe pse shumica e grupeve kanë pjesëtarë të së paku dy kombësive dhe lëvizin më shumë se një lloj droge.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>