Greqia kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të mbrojtur veten, deklaroi Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të martën në pas një përplasjeje të re midis Athinës dhe Ankarasë në Mesdheun lindor.
“Çdo copë territori grek, kontinent apo ishull dhe çdo qytetar grek ka të njëjtën të drejtë për siguri dhe mbrojtje,” shtoi Mitsotakis.
Heqja e armatimeve nga ishujt grekë fqinjë me Turqinë ka qenë një kërkesë e hershme e Ankarasë. Greqia deri më tani ka refuzuar ta bëjë këtë për shkak të “casus belli” të Turqisë (kërcënimi për luftë).
Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë u përshkallëzuan javën e kaluar, kur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se një “vendpushim i rrethuar nga ushtria turke menjëherë pas pushtimit të Qipros në 1974, do t’i hiqet statusi i saj ushtarak” dhe do të shfrytëzohet për turizëm.
Vendimi u dënua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe BE.
Mitsotakis tha se veprimet e reja të paligjshme të Turqisë në Qipro minojnë përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të KB Antonio Guterres për zgjidhje të çështjs së Qipros.