Greqia mbyll baret dhe restorantet

Nga Exit News
Greqia mbyll baret dhe restorantet

Greqia do të mbyllë baret, restorantet dhe vende të tjera në zonat më të populluara të vendit nga e marta, njoftoi të shtunën Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Masat do të zbatohen në më shumë se gjysmën e vendit, duke përfshirë Greqinë veriore dhe Athinën, për një periudhë një muajore.

“Shkollat ​​dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura, por restorantet, kafenetë dhe baret duhet të mbyllen ose të ofrojnë vetëm ushqim të gatshëm. Bizneset si palestrat, studiot kozmetike, si dhe vendet kulturore si teatrot dhe kinematë do të mbyllen gjithashtu. Parukierët mund të qëndrojnë të hapur”, njoftoi kryeministri grek, sipas Politico.eu.

Më parë qeveria kishte vendosur shtetrrethim natën vetëm në zonat më të goditura, por tani kjo masë do të shtrihet në të gjithë vendin nga mesnata në 5 të mëngjesit. Gjithashtu mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjithë vendin, si Brenda dhe jashtë. Rekomandohet puna nga shtëpia.

Rastet e të infektuarve në Greqi arritën numrin rekord me 1,690 raste të premten. Ekspertët paralajmërojnë që spitalet greke mund të mbingarkohen në dy javët e ardhshme.

“Sistemi shëndetësor do të vihet nën presion, me siguri matematikore,” tha të premten Sotiris Tsiodras, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe zëdhënësi i koronavirusit të ministrisë së shëndetësisë. Ai shtoi se numri real i rasteve aktive në Greqi ka të ngjarë të jetë rreth tre herë më i lartë se shifrat zyrtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>