Greqia mbyll pikën kufitare të Kapshticës deri në 8 shkurt

Nga Exit News
Greqia mbyll pikën kufitare të Kapshticës deri në 8 shkurt

Qeveria greke ka vendosur të mbajë të mbyllur deri në 8 shkurt pikën kufitare të Kapshticës.

Shkak për këtë vendim është bërë rritja e numrit të të infektuarve dhe situata e përgjithshme e pandemisë.

Njoftimin e bëri të premten drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Deri më 8 shkurt, nga kjo pikë kufitare do të lejohet vetëm kalimi i shtetasve nga Greqia në Shqipëri dhe jo anasjelltas.

Për shtetasit që hyjnë në Shqipëri, pika doganore do të jetë hapur nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Ndërsa pika kufitare e Kakavijës vazhdon të jetë e hapur për kalimin e të gjithë atyre shtetasve që plotësojnë kushtet e vëna nga Greqia.

Aktuliasht lejohet të kalojnë kufirin për në Greqi:

  • Shtetasit grekë;
  • Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
  • Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
  • Trupi diplomatik për arsye pune;
  • Shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
  • Drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.

Të gjithë ata që udhëtojnë drejtë Greqisë duhet të kenë me vete test PCR që tregon se personi nuk është i infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>