
Qeveria e Greqisë ka mbyllur kopshtet dhe shkollat fillore deri në fund të nentorit, duke shtrënguar masat kundër koronavirusin.
Greqia ka numrat më të ulët në Evropë në krahasim me vendet e tjera, kryesisht për shkak të masave ndaluese të marra, por rritja e numrave e ka detyruar qeverinë të vendosë shtetrrethim.
Vendi ka regjistruar 3, 038 raste të reja me koronavirus të premten. Ndërsa dita e enjte ishte dita me numrin më të lartë të infeksioneve ditore që prej fillimit të pandemisë me 3, 316 raste.