Greqia do ndalojë festat në ishullin Mikonos, shumë të njohur për turistët.
Zona bregdetare në veri të vendit do të adoptojë gjithashtu këto masa kufizuese, njofton autoriteti i mbrojtjes civile:
–Festat me muzikë do ndalohen, ndërsa grumbullimet do të lejohen deri në nëntë persona maksimumi.
–Maskat janë të detyrueshme në ambjente të myllura dhe të hapura.
–Jo më shumë se katër persona mund të ulen në të njëjtën tavolinë në restorante, perveç rasteve kur janë familje shumë e afërt.
Masat qëndrojnë në fuqi nga data 21 deri në datën 31 gusht.