Greqia ashpërson kufizimet kundër koronavirusit

Nga Exit News
Greqia ashpërson kufizimet kundër koronavirusit

Greqia ka ndaluar muzikën në restorante dhe bare dhe ka kufizuar lëvizjen në Mykonos, të shtunën pas një rritje të infeksioneve të reja të koronavirusit.

Mykonos është një nga destinacionet më të njohura të Greqisë, që tërheq më shumë se një milion vizitorë çdo verë, mes tyre yje të Hollivudit, modele dhe atletë me famë botërore, raporton Reuters.

Pas një shpërthimi  “shqetësues” të Covid-19, ministria e mbrojtjes  tha se po ndalonte muzikën në ishull gjatë gjithë kohës dhe do të lejonte lëvizjen vetëm nga ora 1 e mëngjesit deri në orën 06:00 për ata që shkonin dhe dilnin nga puna, ose për arsye shëndetësore. Kufizimet do të jenë në fuqi deri më 26 korrik, thanë autoritetet.

Turizmi është një të pestën e ekonomisë së Greqisë dhe ka shumë nevojë për një sezon të fortë këtë vit pas vitit 2020 kur numri i vizitorëve dhe të ardhurat ranë.

Numri i infeksioneve është rritur në Greqi javët e fundit, duke detyruar qeverinë të urdhërojë vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të të moshuarve, dhe të vendosë kufizime të reja në të gjithë vendin, duke përfshirë lejimin e vetëm klientëve të vaksinuar brenda në restorante dhe klube.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>