Greqia do të rrisë kontrollin anti-koronavirus në pikat kufitare, pasi 5 prej 13 të infektuarve në 24 orët e fundit kanë ardhur nga jashtë.
Aktualisht në pikat kufitare me Greqinë, udhëtarëve i matet temperature. Por policia kufitare greke ka kërkuar dhe praninë e mjekëve për të krye kontrolle më të plota dhe për të marrë mostra në raste të dyshimta.
Që prej 15 qershorit, Greqia ka hapur kufijtë për 29 shtete, përfshirë dhe Shqipërinë. Ndërsa nga 1 korruku do të lejohen të gjitha ardhjet ndërkombëtare në të gjitha aeroportet greke dhe trageteve të huaja në portet greke.
Udhëtarët do të duhen të plotësojnë një formular elektronik me të dhënat e kontaktit të tyre në Greqi.
Ata do t’u nënshtrohen testeve të rastësishme dhe do të përballen me një karantinë 14 ditore nëse rezultojnë të infektuar.