Greqia shton kufizimet në tre rajonet me infektimet më të shumta

Nga Exit News
Greqia shton kufizimet në tre rajonet me infektimet më të shumta

Qeveria greke ka vendosur ndalimin e qarkullimit pas orës 18:00 në fundjavë, në tre rajonet kryesore, pas rritjes së numrit të të infektuarve të rinj.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias njoftoi të dielën se zonat e prekura nga kufizimet janë Selaniku, Atika dhe gadishulli i Halkidhiqisë.

Në fundjave do të lejohet të jenë hapur vetëm farmacitë, supermarketët, furrat e bukës dhe karburantet nga ora 07:00 deri në 17:00.

Në zonat e tjera të vendit, ndalimi i qarkullimit nis në orën 21:00.

Nga ana tjetër, qeveria greke ka vendosur të lehtësojë disa nga masat për bizneset. shitësit me pakicë dhe shërbimet e kujdesit personal (parukeritë e sallonet e bukurisë) do të hapen nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në 18:00.

Ndërsa shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe mësimi do të zhvillohet online.

dielën ishte hera e parë në 7 ditët e fundit që numri i të infektuarve ditorë ra nën 1000 raste.

Që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, në Greqi ka pasur 163,946 raste të infektuar me koronavirus, mes të cilëve 5,972 kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>