Greqia ka vendosur të shtyjë të paktën deri në 30 nëntor, vendimin për të kërkuar test PCR negativ për këdo që kërkon të kalojë pikat kufitare me Shqipërinë.
Vendimi u mor duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vend, me numrat e të infektuarve që po rriten çdo ditë.
Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet që testi PCR të jetë jo më shumë se 72 orë i vjetër. Nga ky kusht përjashtohen fëmijët deri në 10 vjeç.
Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.
Po ashtu, të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë paraprakisht një formular udhëtimi, të cilën duhet ta kenë me vete në momentin e kalimit të kufirit.
Pas kalimit në Greqi, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.