Greqia vendos shtetrrethim në 2 rajone

Nga Exit News
Greqia vendos shtetrrethim në 2 rajone

Greqia ka vendosur shtetrrethim natën në zonat më të prekura nga COVID-19, tha të enjten Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis tha se lëvizja do të ndalohet nga  ora 00.30 deri në 05:00 në mëngjes në vendet që vlerësohen me rrezik të lartë. Masa do të hyjë në fuqi të shtunën.

Dy rajone në Greqinë veriore, Kozani dhe Kastoria, janë zonat më të prekura.

Greqia raportoi 882 raste të reja, numri më i lartë për muajin.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>