
Greqia ka zgjatur afatin e lejeve të qendrimit për emigrantët deri më 31 dhjetor 2020, si pasojë e masave të marra nga koronavirusi.
Sipas vendimit, afati i lejeve të qendrimit, dëshmive të qendrimit, vërtetimeve speciale që skadojnë nga datat 12 mars deri në 30 qershor 20201, do të zgjaten deri më 31 dhjetor 2020.
Vendim u mor për shkak të mbylljes së kufijve dhe të procedurave për rinovimin e dokumentave.
Qeveria greke ka vendosur edhe dërgimim me postë te lejeve të qëndrimit që janë miratuar për të shmangur kontaktet me sportelet, por ky vendim nuk përfshin emigrantët.