Greqia ka zgjatur karantinën kombëtare, të vendosur në nentor deri në 14 dhjetor. Kjo është hera e dytë që Greqia vendos karantinë kombëtare që prej fillimit të pandemisë.
Zëdhënësi i qeverisë greke, sipas the Guardian, ka thënë se në Greqi ka rënie të numrave por ende “nuk kemi ndaluar përhapjen”.
Greqia ka shënuar në total mbi 100 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 1, 186 vitkima. Pjesa më e prekur është veriu i Greqisë ku dhe spitalet janë të tejmbushura.
Karantina pritej të mbaronte në 30 nëntor por qeveria e ka zgjatur atë deri në 14 dhjetor. Qeveria lajmëroi se në periudhën e festave do të hapen edhe dyqanet sezonale.