Kadri Veseli, ish-drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, do të vazhdojë të qendrojë në paraburgim në Hagë.
Gjykata Speciale hodhi poshtë kërkesën e tij për lirim me kusht, ne vendim e marrë sot, 30 prill. Gjykata la në fuqi vendimin e marrë nga prokurori special në janar 2021. Argumentet e Prokurorisë Speciale ishin të njëjtat me vendimin e gjykatës:
Aty thuhet se ai është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, andaj lirimi i tij nga paraburgimi mund të jetë rrezik për arratisjen e tij.
Më 11 nëntor, ish-kreu i PDK Kadri Veseli hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga gjykata speciale e Hagës për krime gjatë luftës së Kosovës.
Akuzat që rëndojnë mbi Veselin janë:
- Përndjekje, krim kundër njerëzimit;
- Burgosje, krim kundër njerëzimit;
- Ndalim arbitrar, krim lufte;
- Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
- Trajtim mizor, krim lufte;
- Torturë, krim kundër njerëzimit;
- Torturë si krim lufte;
- Vrasje, krim kundër njerëzimit;
- Vrasje e paligjshme si krim lufte;
- Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.
Sipas prokurorisë, veprat e pretenduara janë kryer midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi u arrestuan në filimit të nëntorit, për akuzat e krimeve ndaj njerëzimit në vitet e pas luftës së Kosovës. Ata gjenden në paraburgim në Hagë.