Gjykata Speciale në Hagë nisi seancën gjyqësore të rradhës ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjykata po njihet me ecurinë e çështjes nga palët e përfshira në proces.
E pyetur nga gjykatësi për një afat të mundshëm të përfundimit të hetimit, prokuroria tha se nuk ka një datë të parashikuar, por se dosja përfundimtare e hetimit do të depozitohet dy-tre muaj përpara datës së përcaktuar për gjyq.
Data e gjyqit është parashikuar për në shtatorin e ardhshëm.
Por pala mbrojtëse i ka kërkuar gjykatës më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur mbi dosjen përfundimtare të prokurorise, përpara përballjes në gjyq.
Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi u arrestuan në fillim të muajit nëntor me akuza për krime lufte.