Në mbyllje të takimit “Ditët e Medias për Ballkanin Perëndimorë”, Komisioneri i BE-së Johannes Hahn shprehu sërish kushtet e “panegociueshme” të Bashkimit Evropian në lidhje me lirinë e shtypit:
“Ne duan të shohim përmbushje të qendrusehsmë në reformën në drejtësi dhe në lirinë e medias. Unë besoj se këto janë kushte të panegociushme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.”
Sidoqoftë, Komisioneri Hahn, dështoi në mbështetjen ndaj lirisë së shtypit në vendet e Ballkanit Perëndimorë kur u pyet mbi fjalën hapëse të mbajtur nga Kryeministri Rama, i cili sipas gazetarëve të pranishëm sulmoi median.
Sipas Hahn, “çdokush ka të drejtën të shpreh pikëpamjet e tij,” duke nënkuptuar se opinioni i Kryeministrit ka një peshë pak më të madhe se sa opinioni i një gazetari apo qytetari të zakonshëm, në këtë mënyrë ai e zbehu rëndësinë e fjalimit të Kryeministrit.
“Unë e di se ka pasur shumë kritika në drejtim të tij, por unë nuk dua të komentoj më shumë në lidhje me këtë. Ai ishte fjalimi i tij dhe ju keni të drejtën të reagoni. Mendoj se edhe politikanët kanë të drejtën të shprehin opinionet e tyre. Gjithmonë ekziston një diskutim për përdorimin e fjalëve të duhura, pork jo është pjesë e jetës tonë të përditshme. Çdokush ka të drejtën të shpreh opinionet e tij, por ekziston edhe e drejta e reagimit.”
Komisioneri Hahn nuk e qartësoi se ku këto qendrime, apo qendrime të ngjashme me to do të ishin pjesë e procesit të vlerësimit për reformën në drejtësi apo pjesë e procesit të hartimit të progres raportit për Shqipërinë.