Haki Çako në Amerikë për konferencë, jo për takime me zyrtarë të lartë

Haki Çako në Amerikë për konferencë, jo për takime me zyrtarë të lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që në vend ish-ministri i Brendshëm dhe segmente të policisë dyshohen si të përfshirë në çështjen Habilaj.

Drejtori i Përgjithshëm Çako po merr pjesë në konferencë joqeveritare të organizuar nga një shoqatë e pavarur, Shoqata ndërkombëtare e Shefave të Policisë. Tema kryesore e konferencës ishte “Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti Ynë”.

Për t’i dhënë rëndësi vizitës së tij në Amerikë, Zoti Çako publikoi një foto me Drejtorin e Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve Raymond Villanueva, të bërë në ambientet ku po zhvillohet konferenca.

Media pranë qeverisë e përshkruan takimin mes Çakos dhe Villanuevas si të një rëndësie të veçantë për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm dhe hetimi i krimit financiar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>