600 shkolla publike nisën të hënën mësimin për fëmijët që nuk kanë mundur të ndjekin mësimin online gjatë muajve të izolimit.
5400 nxënësit e kalsave të para deri të pesta do të ndjekin për dy javë mësimin plotësues.
Shkollat e zhvilluan mësimin sipas rregullave të Covid-19, njofton Ministria e Arsimit.
Ndërsa me 14 shtator, shkolla do të nisë për të gjithë nxënësit normalisht sipas protokolllit të publikuar nga ministria.