Lojrat Olimpike në Tokio hapen mes një stadiumi bosh

Lojrat Olimpike në Tokio hapen mes një stadiumi bosh

Lojrat Olimpike në Tokio u hapën të premten si asnjëherë më parë, ku atletë nga e gjithë bota parakaluan mes një stadium kombëtar pothuajse të zbrazët.

Ceremonisë së hapjes, normalisht një shfaqje e mbushur me yje e njerëz të famshëm, i mungoi shkëlqimi i zakonshëm, me një publik të reduktuar në më pak se 1 000 persona dhe rregulla të rrepta të distanciemit social.

Kjo nuk ndaloi qindra miliona spektator të ndiqnin shfaqjen e hapjes nga ekrani.

Vetëm një numër shumë i vogël atletësh, rreth 20 për çdo vend, marshuan në paradën e hapjes.

Delegacionet u përpoqën që të gjallëronin shfaqjen, por pati kritikat pse disa prej tyre parakaluan pa maska.

Dhe sigurisht, nuk mund të mungonin as protestat jashtë stadiumit, me njerëz që mbanin pankarta “Jeta para lojrave”.

Me rritjen e rasteve të infektimeve dhe mungesën e vaksinimit për një pjesë të mirë të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë, ekziston shqetësimi se Lojrat Olimpike do të vijnë me një kosto të madhe në jetë njerëzish.

Në fakt, vetëm para pak ditësh, shefi i komiteti organizator nuk e përjashtoi anullimin e tyre në momentin e fundit.

Shqipëria do të përfaqësohet nga nëntë atletë në Lojërat Olimpike 2020 që do të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht.

Ekipi përbëhet nga Briken Calja dhe Erkand Qerimaj të cilët do të garojnë në peshëngritjen Olimpike; notarët Nikoll Merizaj dhe Kledi Kadiu; vrapuesja Luiza Gega dhe kercim së gjati Izmir Smajlaj; Matvei Petrov në gjimnastikë, Indrit Cullhaj në xhudo dhe Manuela Delilaj në gjuajtje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>