Të gjitha shkollat në Belgjikë do të hapen me 1 shtator, njoftoi kryeministrja Sophie Wilmès.
Nëse rriten numrat e të infektuarve në një bashki të veçantë, shkollat e mesme mund të bëjnë ndarje të studentëve më javët përkatëse, kur do të ndjekin mësimin në shkollë.
Kryeministrja Wilmès njoftoi dhe një zbutje të masave kufizuese në Belgjikë.
Që nga e hëna, belgët do të lejohen të bëjnë pazar të shoqëruar maksimumi dy persona, ndërkohë do të rritet numri i personave që mund të grumbullohen në ambjente të brendshmë dhe të jashtme. Kështu do të lejohet grumbullimi i 200 personave në ambjente të mbyllura dhe 400 në ambjente të jashtme.
Qeveria vendosi të mos heqë kufizime të tjera përpara se shkollat të hapen pasi kjo do të çojë në më shumë bashkëveprim social dhe më shumë mundësi infektimi.
“Një kthim në normalitet nuk është ende i mundur,” pohoi Wilmès.