
Hapen pavionet e parë Covid në spitalet rajonale.
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në spitalin rajonal të Elbasanit janë tre pavione dhe 81 shtretër që presin pacientë Covid-19.
Hapja e spitalit Covid 5 në Elbasan është pjesë e planit të qeverisë për përfshirjen e spitaleve rajonale në përballimin e situatës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi.
Ministrja njoftoi se janë pesë spitalet rajonale që pritet të vendosen në funksion të pacientëve Covid-19. Këto pesë spitale kanë një kapacitet prej 600 shtretërisht, duke e çuar totalin e kapacitetit për shtretër në të gjithë spitalet Covid në 1600, theksoi Manastirliu.