Lirohen masat për disa nga qytetet në jug dhe në jug-lindje të vendit. Duke nisur nga 27 prilli, banorët e qarkut Dibër dhe Gjirokastër, zonave të përbashkëta të bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe të Bashkisë Divjakë do të lëvizin në këmbë ose me makina, pa autorizim nga ora 09:30 deri në orën 17:30.
Banorët mund të lëvizin me makinë vetëm brenda qarkut.
Para orës 09:30 do të dalin vetëm personat me autorizim nga puna. Të moshuarit do të dalin deri në orën 08:30 të mëngjesit. Ndalohet lëvizja në këmbë ose me makinë e më shumë se dy personave. Ndalohet qendrimi në parqet publike për 14 ditë.
Vendimi u lajmërua nga Kryeministri Rama në facebook. Ai lajmëroi para disa ditësh se zonat të cilat kanë rrezikshmëri të ulët do të hapen të parat.