Hapet thirrja për NUNÇP-at e Gjykatës së Lartë

Nga Exit News
Hapet thirrja për NUNÇP-at e Gjykatës së Lartë

Projekti “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri, i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hapur thirrje për ndihmësat ligjorë, në Gjykatën e Lartë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrohen.

Exit News ka sqaruar më parë se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka firmosur me Agjencinë amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar (USAID) një memorandum që parashikon krjimin pranë Gjykatës së Lartë të një trupe ndihmësash ligjorë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrohen.

Këta punonjës do të kryejnë një pjesë apo të gjitha funksionet e ndihmësve të sotëm ligjore. Ata do të studiojnë dosjen dhe përgatisin relacion për vendimet e mëparshme, pretendimet e palëve, problemet ligjore, si dhe japin mendim nëse rekursi duhet pranuar apo refuzuar, në bazë të të cilit gjyqtarët vendosin të pranojnë apo refuzojnë gjykimin e çështjes.

Ata do të kenë qasje të plotë në përmbajtjen e dosjes, do ta analizojnë atë dhe do të hartojnë raporte përkatëse—produkti i kësaj pune do t’i shkojë direkt gjyqtarëve apo këshilltarëve ligjore, kjo është një punë që ligji ja autorizon vetëm ndihmësve ligjore dhe gjyqtarëve.

Këta persona duhet të jenë të diplomuar në drejtësi, ata me diploma master do të kenë përparësi.

Ata duhet të kenë të paktën 2 vjet eksperiencë në gjyqësor apo në prokurori, në administratën publike, në sektorin privat ose ndërkombëtar. Ata duhet të njohin ligjet e reformës në drejtësi, ligjet ndërkombëtare, dhe kodet penale.

I gjithë dokumentacioni si jetëshkrimi dhe një letër për shprehjen e interesit duhet të dërgohen deri më 22 maj 2020, ora 17:30, në adresën, brogjl_jfa@eëmi.org.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>