Haradinaj falenderon Bidenin për qendrimin pro pavarësisë së Kosovës

Nga Exit News
Haradinaj falenderon Bidenin për qendrimin pro pavarësisë së Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj falendëroi të dielën Presidentin amerikan Joe Biden për kërkesën ndaj Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një video publikuar në Facebook, Haradinaj u shpreh:

“Falënderim Presidentit Biden për qëndrimin e qartë në letrën drejtuar presidentit të Serbisë, për domosdoshmërinë e përmbylljes së dialogut me njohje reciproke.”

Në një letër dërguar Vuçiçit për ditën kombëtare të Serbisë, Biden i shprehu atij qëndrimin e Amerikës se dialogu mes dy vendeve duhet të përfundojë me ‘njohje të ndërsjelltë’.

Si reagim ndaj mesazhit, Vuçiç u tha gazetarëve se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën por ajo nuk do ta njohë atë, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ai tha se kjo kërkesë është një politikë e re nga Shtetet e Bashkuara, e cila nuk gjendet në asnjë dokument ndërkombëtar dhe të cilën ai e respekton, sikurse respekton edhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës që kundërshtojnë të njohin Kosovën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>