Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj deklaroi se është i gatshëm të krijojë një qeveri në koalicion me LDK-në dhe me partitë e tjera për të bashkëqeverisur. I ftuar në emisionin Open, në Top Channel, Haradinaj tha se:
“Po, do pranojmë një koalicion me LDK. 2/3 e parlamentit e votuan mocionin e mosbesimit. Është më mirë që Kosova të ketë një qeveri të shumicës sesa një qeveri me 32 deputetë. AAK është e gatshme për të ndihmuar në formimin e qeverisë”.
Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës, në një vendim të paprecedentë shkarkoi qeverinë Kurti.