Haradinaj i bindur për fitore në zgjedhje

Nga Exit News
Haradinaj i bindur për fitore në zgjedhje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj shprehu bindjen se partia e tij do të fitojë zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë një takim në Deçan të premten, Haradinaj kërkoi mobilizimin e të gjithë mbështetësve të tij.

Ndërkohë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh të premten se është e bindur  se të paktën do t’i ruajë votat që i kishte në zgjedhjet e kaluara.

Sakaq Lëvizja Vetëvendosje tha të mërkurën se pret të fitojë 60 deputetë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Kosovë.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>