Haradinaj Vuçiçit: Serbia të njohë Kosovën, nëse nuk do Shqipërinë e Madhe

Nga Exit News
Haradinaj Vuçiçit: Serbia të njohë Kosovën, nëse nuk do Shqipërinë e Madhe

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nëse Serbia i frikësohet një bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet ta njohi këtë të fundit si shtet të pavarur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj iu përgjigj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili e quajti kërcënim idenë e Shqipërisë së Madhe.

Haradinaj pohoi se Kosova është në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe OKB.

Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.”

Më herët, Presidenti Vuçiç deklaroi se kjo ide ishte e rrezikshme dhe kërkoi një reagim nga BE dhe SHBA-të për këtë deklaratë të Haradinaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>