Haradinaj, nëse nuk marr post në qeveri do të dalim nga koalicioni qeverisës

Nga Exit News
Haradinaj, nëse nuk marr post në qeveri do të dalim nga koalicioni qeverisës

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar një post në qeveri, përndryshe do të largohet nga koalicioni.

“Nëse na godet Gjykata Speciale, në Kosovë krijohet një brishtësi institucionale dhe politike dhe unë mendoj se jam një faktor i qëndrueshmërisë së interesit kombëtarë”, tha ai për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, raporton Telegraf.

Haradinaj tha se nuk kanë asnjë detyrim ndaj koalicionit qeverisës për postin e presidentit të ri, nëse Haradinaj do të japë dorëheqjen pas hetimit nga Prokuroria Speciale:

“Unë nuk e kushtëzoj koalicionin me postin e presidentit, por kur të vijë koha e zgjedhjes se presidentit unë nuk kam obligim ndaj koalicionit”.

Ai tha se nëse AAK nuk merr një post në qeveri atëherë nuk do të votojë kandidatin për president të koalicionit, dhe nëse kjo do të sjellë zgjedhje të reja:

“Në versionin që ne të mbesim pa vendimmarrje [nëse AAK nuk merr njërin nga tri postet kryesore] apo zgjedhjet e reja, ne jemi të hapur për zgjedhje. Zgjedhjet nuk i shoh problem në demokraci”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>