Harta e koronavirusit në Evropë — Shqipëria një nga 8 vendet e paprekura

Nga Exit News
Harta e koronavirusit në Evropë — Shqipëria një nga 8 vendet e paprekura

Shqipëria dhe 7 shtete të tjera janë të vetmet shtete europiane ku ende nuk është identifikuar asnjë i prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 51 shtete në Europë, vendet e paprekura janë:

  1. Shqipëria;
  2. Kosova;
  3. Mali i Zi;
  4. Bullgari;
  5. Qipro;
  6. Malta;
  7. Moldavia;
  8. Turqia.

Sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin që shumë vende nuk po e marrin seriozisht krizën e koronavirusit. OBSH ka bërë të ditur se po studiohet se përse në disa vende, përfshirë dhe Shqipëria, nuk ka ende asnjë të infektuar.

Mos pasja e asnjë të infektuari duket pak e mundshme teorikisht në Shqipëri duke patur parasysh lidhjet e forta dhe shkëmbimet e shumta të përditshme mes Italisë dhe Shqipërinë — çdo ditë hyjnë në Shqipëri nga Italia rreth 3-5 mijë persona.

Siç Exit News shkroi në një artikull më parë, kjo gjendje e pashpjegueshme mund të ketë vërtet një shpjegim shëndetësor, në dukje pak të besueshëm, por që po konsiderohet seriozisht: shqiptarët, në përgjithësi, mund të kenë imunitet ndaj koronavirusit ose mbrojtje ndaj pasojave që ai shkakton në rrugët e frymëmarrjes.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfirmuar rastet e para në Bosnje-Hercegocinë, Serbi e Sllovaki.

Në Serbi, personi i infektuar është një 43-vjeçar që kishte udhëtuar në Hungari. Në Sllovaki, i infektuari është një 52 vjeçar që kishte vizituar Venecian.

Bosnje e Hercegovina ka identifikuar 2 raste. Në Greqi ka 45 te infektuar ndërsa në Kroaci 11. Italia vazhdon të raportojë shtim të të infektuarve çdo ditë. Numri i po i afrohet rreth 4 mijë personave ndërsa deri më sot ka pasur 148 viktima.

Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Koronavirusi – shtrirja dhe vdekjet e deritanishme (kliko këtu)

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>