Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, ish-drejtues të UÇK-së, u nisën drejt Hagës, mesditën e së enjtes.
Ata do të dalin përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Hagës, pasi aktakuza ndaj tyre është konfirmuar dy ditët e fundit.
Presidenti Hashim Thaçi dha të enjten dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës.
Ai së bashku me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së, akuzohen janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.
Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.
Ndërsa Rexhep Selimi u arrestua të mërkurën nga EULEX-i, sërish pasi akuzohet për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.
Të gjithë liderët e tjerë politikë të vendit kanë shprehur mbështetje për to.