Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për median Europian Western Balkans mbi marrëveshjen e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi pyetjeve të gazetarit mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi iu përgjigj se:
Kosova duhet të mbyllë kapitullin e konfliktit me serbinë përmes një formule të qendrueshme dhe të përhershme.
Unë jam kundra kufijve etnik. Por gjithashtu nuk jam naiv. [….] Ndaj, ne duhet të përcaktojmë marrëdhëniet dypalëshe, duhet të përcaktojmë 400 kilometra kufi ndërmjet dy vendeve dhe duhet të fusim Kosovën në Kombet e Bashkuara. Partnerët tanë ndërkombëtar janë të hapur ndaj zgjidhjeve kreative dhe progresive, që ne të arrijmë këtë qëllim. Jam i gatshëm të diskutoj zgjidhje me këdo që i garanton Kosovës një vend dhe një prespektivë si anëtare e familjes Euro Atlantike.
Unë besoj se të gjithë aktorët e politikës si në qeveri apo në opozitë në Kosovë do të bashkohen për të mbyllur këtë kapitull të dhimbshëm dhe të hapin një të ri, atë të Kosovës anëtare e BE-së, e Kombeve të Bashkuara, dhe e NATO-s.
Ne mund ë mos bien dakord por unë kam parë sondazhet, dhe pjesa me madhe e qytetarëve të Kosovës duan të mbyllin dialogun me Serbinë dhe të vazhdojnë përpara. Në fund, dialogu është edhe për ekonominë dhe punësimin. Asnjë prej tyre nuk do ët përmirësohet pa stabilitet politik dhe pa u ankoruar në Bruksel.
Ndërsa sot, Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë konferencës për shtyp pas takimit joformal me Kryeministrat e vendeve të rajonit dhe Eurokomisionerin Hahn, në Durrës u shpreh se:
Kosova i ka kufijtë e vet dhe i respektojmë dhe nuk duhet ndonjë kreativitet i ri por duhet të respektojmë kufijtë që kemi.