
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe 140 aktivistë të saj u helmuan dje pas përfundimit të mitingut për hapjen e fushatës.
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se 140 qytetarë janë paraqitur në të gjitha spitalet e vendit. 14 prej tyre vazhdojnë të ndiqen në spital.
Personat e dëmtuar janë paraqitur mbrëmë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ato kanë pësuar djegie në sy dhe fytyrë. Dëmtimet janë anësore dhe të përkohshme.
Si pasojë e ngjarjes, Kryetari i PD-së Basha ka anulluar të gjitha aktivitete e parashikuara sot paradite.
Në një dalje për mediat zoti Basha kërkoi zbardhjen e ngjarjes. Si dhe njoftoi se do të jetë i pranishëm sot mbasdite në hapjen e fushatës në Fier.