2 persona u hetuan në Berat për zjarrëvënie të qëllimshme të premten. Policia njoftoi se Bashkim Kurti ka shkaktuar zjarr në lagjen “Donika Kastrioti”.
Ndërsa Artur Kurti, 28 vjeç, banues në Berat ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Policia Beratit njoftoi të gjithë banorët të tregohen të kujdesshëm në lidhje me shkaktimin e zjarreve.