Prej ditës së sotme në Itali nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjente të hapura.
Në një dekret që hyri në fuqi të hënën, ministria e shëndetësisë klasifikoi për herë të parë secilën nga 20 rajonet e Italisë si “të bardha”, duke nënkuptuar rrezik të ulët ndaj përhapjes së Covid-19.
Ky është një lajm i rëndësishëm për Italinë pasi disa muaj më parë ajo konsiderohej si vendi simbol i krizës së koronavirusit në Perëndim, ku pamjet e kamionëve të ushtrisë që transportonin arkivole nga morgu i tejmbushur në qytetin verior të Bergamo u panë në të gjithë botën.
Rastet e reja të infekesioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Itali kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit.
Një e treta e popullsisë së Italisë mbi moshën 12 vjeç është vaksinuar, sipas qeverisë.
Vendi ka rikthyer gjithashtu në rrugët e tij turistët nga Britania, SHBA, Kanadaja, Japonia dhe vendet e BE-së pasi autoritetet hoqën kërkesën për karantine për vizitorët e vaksinuar, ose ata kanë test negativ.