Holanda dakord për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nga Exit News
Holanda dakord për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Qeveria holandeze i ka propozuar parlamentit miratimin për të mbështetur hapjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri–BE (KNQ), në mbledhjen e Këshillit Europian në fund të qershorit.

Qeveria holandeze ka mbështetur përfundimin e Komisionit Europian se Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për përmbushjen e kushteve të vëna nga Këshilli Europian për mbajtjen e KNQ-së.

raportin për parlamentin, qeveria holandeze ka analizuar gjetjet e  Komisionit për secilin nga kushtet dhe ka rënë dakord me Komisionin se kushtet janë përmbushur të gjitha.

Kushtet kryesore që i janë venë Shqipërisë janë reforma zgjedhore; reforma në drejtësi; forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; ulja e numrit të azilkërkuesve pa bazë dhe riatdhesimi i tyre; miratimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Kushte të tjera rëndësishme janë hetimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të përjashtuar nga vetingu; hetimi i rasteve te manipulimeve zgjedhore; reforma e administratës publike; vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019; si dhe të drejtat e minoriteteve, veçanërisht respektimi i standardeve ndërkombëtare për regjistrimin e minoriteteve dhe pasurive të tyre.

Ndërsa vlerëson hetimin e 13  komisionerëve dhe 2 votuesve për krime elektorale në vitin 2017, qeveria holandeze kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës. Ajo bën gjithashtu thirrje për hetimin pa humbur kohë të rasteve të denoncuara për zgjedhjet e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>