Holanda do të ndryshojë sistemin aktual përmes të cilit emigrantët dhe refugjatët integrohen në shoqërinë holandezë. Nëse deri më tani shtetasit joevropianë që shkonin për të jetuar në Holandë duhet të bënin çdo procedurë vetë, tani e tutje do të jenë institucionet lokale ata që do t’i ndihmojë ata të integrohen.
Ministri i Çështjeve Sociale Wouter Koolmees tha se institucionet lokale do të krijojnë plane integrimi personalë për të gjithë të sapoardhurit, që përfshin kurse gjuhësore, ndihmë për qiranë dhe siguracionet e shumë lehtësi të tjera.
“Të sapoardhurit nuk kanë më nevojë të gjejnë një kurs gjuhe; një kur gjuhe i zakonshëm nuk funksionon nëse nuk e flisni gjuhën fare. Bashkitë do t’u ofrojnë atyre një kurs të përshtatshëm për fillestarë”, tha Koolmees gjatë prezantimit të Planit të ri të Integrimit dhe Pjesëmarrjes . Sipas Ministrit, sistemi aktual inkurajon mashtrimet dhe keqkuptimet.
Një ndër arsyet kryesore të hartimit të këtij plani të ri është të inkurajojë refugjatët – azilkërkuesit që kanë leje qëndrimi në Holandë – të fillojnë menjëherë të integrohen. Ministri Koolmees tha se vetë refugjatët duhet të jenë përgjegjës për integrimin e tyre në shoqëri dhe nëse nuk përpiqen sa duhet, do të gjobiten.
Me një nivel mesatar njohjeje të gjuhës, refugjatët mund të gjejnë punë më lehtë dhe kështu i gjithë procesi i integrimit në shoqërinë holandeze bëhet më i thjeshtë.