Hollanda kërkon të jetë pjesë e misioneve të monitorimit të zbatimit të ligjit në Shqipëri

Nga Exit News
Hollanda kërkon të jetë pjesë e misioneve të monitorimit të zbatimit të ligjit në Shqipëri

Parlamenti hollandez ka miratuar më 17 qershor mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë, me kushtin që:

Hollanda të jetë pjesë e grupeve të monitorimit për ecurinë e vendit në zbatimin e ligjit, ngritjen e sistemit gjyqësor dhe luftës ndaj emigracionit.

Ata kanë kërkuar paraqitjen e raporteve vjetore mbi plotësimin e këtyre kërkesave nga vendet që duan të anëtarësohen në parlamentit hollandez.

“Për më tepër, në rast të mungesës së progresit ose të një progresi të pamjaftueshëm, qeveria gjithashtu kërkon të zbatohet sanksionet e parashikuara në kornizën e pranimit”, shkruhet në fund të mocionit, të hartuar nga dy ligjvënës hollandez.

Qeveria hollandeze miratoi javën e kaluar hapjen e bisedimeve për Shqipërinë, pasi vlerësoi se të gjitha kërkesat e BE-së ishin përmbushur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>