Hollanda: Pavarësisht problemeve, Shqipëria përmbush kushtet për lëvizjen pa viza në BE

Nga Exit News
Hollanda: Pavarësisht problemeve, Shqipëria përmbush kushtet për lëvizjen pa viza në BE

Hollanda vendosi se Shqipëria plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara për lëvizjen pa viza në BE, pavarësisht se emigracioni i pabazë dhe krimi i organizuar shqiptar vazhdojnë të mbeten shqetësim për të.

Ky është përfudnimi i komenteve të qeverisë Hollandeze mbi raportin e tretë të Komisionit Evropian mbi zbatimin e kushteve për mekanizmin e lëvizjes së lirë për 8 vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Komentet u hartuan nga ministri i Jashtëm Stef Bllok dhe ministri i drejtësisë Grapperhaus, të cilët u shprehën se Shqipëria vazhdon të plotësojë plotësojnë kushtet e vendosura për heqjen e vizave.

Gjetjet kryesore të raportit, i cili analizon ecurinë e vendeve për vitin 2019 janë:

Megjithëse numri i përgjithshëm i kërkesave të pabazuara për azil është ulur, numri i përgjithshëm mbetet i lartë, kryesisht nga Shqipëria dhe Gjeorgjia;

Duhet vlerësuar se numri i kërkesave të pabazuara për azil nga persona me kombësi shqiptare u ul në vitin 2019 krahasuar me vitet e mëparshme;

Hollanda gjithashtu thekson seriozitetin e krimit të organizuar në vend të kryer nga persona nga Shqipëria dhe i kërkoi Komisionit që të vlerësojë më thellë këtë çështje në raportet e ardhshme;

Sidoqoftë, qeveria është e kënaqur me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit ndërkufitar;

Qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në këto zona dhe të sigurojë që Shqipëria të vazhdojë të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave.

Hollanda thekson rëndësinë e finalizimit dhe zbatimit të hershëm të Marrëveshjeve të Statusit të Frontex midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE; rëndësinë e plotësimit të marrëveshjeve për luftën ndaj krimit të organizuar dhe ekstremizmit me vendet e BE-së.

Gjithashtu, raporti thekson rëndësinë e plotësimit të “këtyre parakushteve” dhe u shpreh se qeveria hollandeze “po i monitoron ato nga afër”.

Në maj 2019, qeveria e Hollandës i kërkoi me shkrim Komisionit Evropian nisjen e procedurës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë për zonën Shengen, për shkak të emigracionit dhe krimit të organizuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>